Një jetë luksi dhe plot miklim për imituesit e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:54 08-11-2015

Me një prerje flokësh të re, dhe me veshjen e zezë, Kim Jong-un është një nga diktatorët më të dallueshëm në botë. Por tani, imituesi profesional i Kimit është duke ndjekur ndeshje futbolli, merr pjesë në protesta politike dhe aktivitete të ndryshme. Do të duhet punë për ta gjetur, raporton The Guardian.

Një imitues, që kërkon të identifikohet si Howard, doli në fotografi edhe me Katy Perry në çmimet Grammy këtë vit. Howard thotë se karakteri i tij, që preferon ta quajë Kim Jong-um, është i pari profesional edhe përpara të mëparshmit, Jeremy. Ai thotë hapur se do të bënte gjithçka për të kursyer disa para më shumë.

Që të bëhej një “Kim” ai filloi në prill 2013, ku mori disa foto me prerjen e re të flokëve të Kim Jong. Dy javë më vonë mori një telefonatë për të shkuar në Izrael për të bërë një reklamë hamburgerash. “Por nuk është vetëm për evente komerciale. Kim Jong – um mori pjesë edhe në celebrimet e Rusisë për fitoren kundër nazizmit, në 70 vjetorin e sivjetshëm, kur në fakt Kimi i vërtetë që ishte në listën e ftuarve, nuk arriti.

Shumë moskovitë në turmë e kapën shakanë dhe u vunë në rrjesht për të bërë foto selfie. Por të tjerë e kishin menduar sikur ishte Kim i vërtetë dhe pyesnin të çuditur sesi ishte e mundur që ishte vetëm dhe pa roje.

Howard e përdori karakterin e vet për të marrë pjesë edhe në disa protesta politike, duke përfshirë edhe lëvizjen qendrore në Hong Kong, dhe lëvizjen prodemokratike të 2014. Por të vetmit koreanojugore që u përballën me karakterin e tij ishin ata të konsullatës në Hong Kong që ishin mërzitur, madje kishin thirrur edhe rojet e sigurisë.

Minyong Kim nga Koreja e Jugut ka adaptuar gjithashtu paraqitjen. Punimi më i mirë i realizuar është kur bashkoi “forcat” me imituesin e presidentit të SHBA Barack Obama ndërkohë që kënduan së bashku këngën All by Myself përpara një turme njerëzish në Seul, këngën e Eric Carmen të realizuar në vitin 1970.

Që nga ai moment Minyong ka shkuar për studime në USA dhe është kthyer në djalin me të cilin kërkohen të bëhen më shumë selfies tha ai vetë për News Gazette.

Howard insiston se qëllimi i tij nuk është glorifikimi i liderit të Koresë së Veriut. Ndryshe nga Howard, Minyong ka kundërshtuar çdo kërkesë për të marrë pjesë në aktivitete politike. Ai shpjegon se “Liberty” në Korenë e Veriut, një grup që ka qendrën në SHBA “i ka kërkuar ndihmë, por unë nuk pranoj asnjë aksion politik, pavarësisht nëse jam apo s’jam dakord me qeverinë e Koresë së Veriut” tha ai nëpërmjet email-it për The Guardian.

Minyong thotë se nuk është përpjekur të takohet në karakterin e tij me koreanoveriorët pasi e ka të qartë se ata nuk do ta vlerësojnë porn ë Korenë e Jugut “e dinë se çfarë po bëj dhe shumë njerëz mendojnë se është për të qeshur…vetëm parodi”. Në përgjithësi kjo pranohet edhe nga publiku.

kimi.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023576974868774
array(1) { ["section"]=> string(98) "nje-jete-luksi-dhe-plot-miklim-per-imituesit-e-diktatorit-te-korese-se-veriut-kim-jong-video-24952" }