Një kometë shkatërroi civilizimin e përparuar antik para 13 mijë vjetësh

Publikuar tek: bota, më 12:33 17-05-2015 Një kometë shkatërroi civilizimin e përparuar antik para 13 mijë vjetësh

Autori i librit të shumëpërfolur “Gjurmët e Zotit”, Graham Hancock, pohon se një kometë e goditi Tokën rreth 13 mijë vjet më parë dhe shkatërroi një civilizim mjaft të avancuar. Por libri i tij, u përqesh nga akademikët, pavarësisht se shiti mbi 3 milionë kopje dhe bazuar në të u realizuan disa dokumentarë.

Tani, 20 vjet më vonë, ai do të publikojë një tjetër libër me 500 faqe, “Magjistarët e Zotit”, që beson se do të sjellë fakte të reja dhe do të japë provën përfundimtare për teorinë e tij.

Sipas studimeve shkencore , ka rezultuar e vërtetë se një kometë e ka goditur Tokën rreth 12.500 vjet më parë, por Hancock thotë se krateri i kometës u mbulua nga akujt e Antarktidës, çka ka penguar edhe kërkimet shkencore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13575983047485
array(1) { ["section"]=> string(78) "nje-komete-shkaterroi-civilizimin-e-perparuar-antik-para-13-mije-vjetesh-11343" }