Një kryeministër fiton 'NOBELIN E PAQES', marrëveshja që e nxori triumfues

Publikuar tek: bota, më 11:23 11-10-2019 Një kryeministër fiton 'NOBELIN E PAQES', marrëveshja që e nxori triumfues

Nobeli për Paqen i ka shkuar këtë vit një kryeministri. Është fjala për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed. Ai njihet për nisjen e bisedimeve për paqen me Eritrea dhe arritjen e një marrëveshje paqeje për të mbyllur një ngërç të gjatë ushtarak midis dy vendeve.

Gjatë kësaj periudhe ka patur spekulime të shumta rreth fituesit të këtij çmimi para fillimit të ceremonisë, më sygjerime të tilla si 16 vjeçarja aktiviste suedeze Greta Thunberg; kancelarja gjermane Angela Merkel; dhe aktivisti pro-demokratik i Hong Kong.

Që nga viti 1901, 99 çmimet Nobel janë ndarë midis personaliteteve dhe 24 organizatave. Ndërkohë, teksa çmimet e tjera janë shpallur në Stockholm, çmimi i paqes u shpall në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Këtë javë janë shpallur 12 fituesit të çmimit Nobel, nga të cilët 11 janë meshkuj.

Kujtojmë se dy çmimet në letërsi janë shpallur të enjten: njëri për vitin 2018 i fituar nga novelistja polake, Olga Tokarczuk dhe një për vitin 2019 që i është dhënë autorit austriak, Peter Handke, i cili është shoqëruar me shumë polemika.

Çmimi në kimi, iu dha tre shkëncëtarëve për punën e tyre në zhvillimn e bakteries lithium –ion; çmimi në fizikë ju dha një kanadezo-amerikani dhe dy zviceranëve për zbulimin e zhvillimit të universit dhe zbulimin e një lloj planeti të ri; ndërsa çmimi për psikologji dhe mjekësi shkoi për dy shkencëtarë amerikanë dhe një britanik, për zbulimin e detajeve se si qelizat e trupit kuptojnë dhe reagojnë ndaj niveleve të ulëta të oksigjenit.

Në testamentin e tij, Alfred Nobel, industrialisti suedez dhe shpikës i dinamitit, vendosi që çmimi i paqes të jepej në Oslo. Arsyeja e tij për të pasur një institucion në Norvegji për të dhënë atë çmim është ende e paqartë,.

Çmimi për ekonomi nuk u krijua nga Nobel, por nga banka qëndrore në Suedi gjatë vitit 1968. Ky çmim do të shpallet të martën.

Fituesit do të marrin çmimin e tyre në ceremonin elegante që do të mbahet më 10 dhjetor – në përvjetorin e vdekjes së Nobelit në 1896 - në Stokholm dhe Oslo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012133121490479
array(1) { ["section"]=> string(78) "nje-kryeminister-fiton-nobelin-e-paqes-marreveshja-qe-e-nxori-triumfues-181635" }