Një pjesë e zonës së Yzberishtit qëndroi prej disa orësh pa energji elektrike, gjatë ditës së djeshme.
Specialistët e OSHEE nisën menjëherë nga puna për marrjen e masave, por nuk u dhanë detaje mbi këtë shkëputje energjie. Por, kjo foto e publikuar nga newsbomb.al zbulon shkakun që la një zonë të populluar të kryeqytetit pa drita.
Siç duket, një makinë tip fuoristradë është përplasur me një shtyllë elektrike, në pjesën ballore të saj, duke shkaktuar këshu shkëputjen e teloave të tensionit.
Pas këtij aksidenti ende të pazbardhur puno0njësit e OSHEE kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë riparuar defektin, duke rikthyer energjinë pas disa orësh.