Një “mace gjigande” shfaqet në Devon të Britanisë, autoritetet nuk japin dot përgjigje

Publikuar tek: bota, më 23:16 02-07-2015 Një “mace gjigande” shfaqet në Devon të Britanisë, autoritetet nuk japin dot përgjigje

Një kafshë e pa identifikuar është fotografuar në qytetin e Devon të Britanisë së Madhe, ndërsa kanë nisur menjëherë spekulimet për t’i vënë asaj një emër.

Carole Desforges, gjatë kohës që po qendronte në shtëpinë e saj, pa jashtë një kafshë të madhe që po kalonte përpara oborrit. Desforges ka thënë se menjëherë ka reaguar duke marrë celularin për të fotografuar “macen e madhe”.

Pasi e ka shpërndarë në facebook, të shumtë kanë qenë miqtë e saj, të cilët shprehen se kafasha e fotografuar është puma ose leopard.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm në Devon që denoncohet nga qytetarët, pasi në 13 vitet e fundit janë më shumë se 200 denoncime se në rrugët e qytetit janë parë “mace të mëdhaja”. Një prej qytetarëve është zotuar se ka parë në rrugë një tigër, ndërsa një tjetër shprehet se ka parë një puma.

Autoritetet vendase nuk janë në gjendje që të japin një përgjigje të saktë për këto denoncime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018692016601562
array(1) { ["section"]=> string(89) "nje-mace-gjigande-shfaqet-ne-devon-te-britanise-autoritetet-nuk-japin-dot-pergjigje-15231" }