“Një mëkatar në Mekë”, myslimani homoseksual realizon dokumentar në vendin e shenjtë

Publikuar tek: bota, më 18:53 05-05-2015

“Islami është në luftë me veten, dhe unë kam luftuar shumë të mos jem një viktimë e kësaj lufte”. Kështu e përcakton pozitën e tij Parvez Sharma, në dokumentarin autobiografik me titull “Një mëkatar në Mekë”.

Parvez, i cili është një mysliman dhe homoseksual, ka marrë me qindra kërcënime për jetën, çka ka çuar edhe në rritjen e sigurisë ditën e premierës së dokumentarit të tij.

Ai tregon marrëdhënien e komplikuar me Islamin teksa niset për në haxh, pelegrinazhi në Mekë që të gjithë myslimanët janë të detyruar ta kryejnë të paktën një herë në jetë.

Sharma, i cili ka lindur në Indi por jeton në New York, dëshiron t’i përgjigjet pyetjes: A është e mundur për dikë si ai të jetë një mysliman i devotshëm? “Dua prova se besimi im është mjaft i fortë për ti mbijetuar këtij udhëtimi”, shpjegon ai para premierës së dokumentarit.

Fotografia është e ndaluar në vendin e shenjtë në Mekë, dhe homoseksualizmi dënohet me vdekje në Arabinë Saudite. Gjatë progresit të dokumentarit nga eseja personale e Sharmas për luftërat e brendshme si një mysliman homoseksual, në një ekzaminim politik të manipulimit Vehabist ndaj islamit kontemporan, audienca dëshmon pasigurinë e tij, vetë-dyshimin ndaj prapaskenave të ekstremistëve fetarë, komercializimin dhe luftën sektare - të cilat vazhdojnë të helmojnë kuptimin modern të Islamit.

Dokumentari autobiografik i Parvez Sharma, homoseksuali mysliman, u transmetua javën e shkuar në festivalin “HotDocs”.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011337041854858
array(1) { ["section"]=> string(87) "nje-mekatar-ne-meke-myslimani-homoseksual-realizon-dokumentar-ne-vendin-e-shenjte-10439" }