Një meshë në Argjentinë për Papa Kristo Negovanin

Publikuar tek: bota, më 13:11 16-02-2016 Një meshë në Argjentinë për Papa Kristo Negovanin

Një meshë e veçantë është mbajtur katër ditë më parë në Kishëns Ortodokse Shqiptare të Buenos Aires, në der të atdhetarit të madh Papa Kristo Negovani.

Mesha është mbajtur nga Kryepeshkopi me origjinë arbëreshe, Alejandro, me rastin e 111 vjetorit të vrasjes së patriotit të madh, klerikut shqiptar Kristo Harallambi, i njohur edhe me emrin Papa Kristo Negovani për shkak të origjinës së tij nga Negovani (Sot në territorin e shtetit grek).

Sot ne përkujtojmë 111 vjetorin e vdekjes dhe hyrjes në Lavdinë e Hyjit të Papa Kristo Negovani, një pPatriot i madh, kampion i kulturës shqiptare, një martir i madh i kombit të shenjtë shqiptar, dhe Kishës së Shenjtë Ortodokse Shqiptare të vërtetë, dhe të lirë, për ne, si Metropolit Ortodoks i Shqiptarëve të Diasporës.

Gjaku nuk është ujë. Vëllezër dhe motra të mia shqiptarë, për ata që kanë në venat e tyre gjak Shqiptari, jeta e Papa Kristo Negovanit nuk ka mbaruar, ajo vazhdon dhe është ende gjallë brenda teje, brenda meje, brenda nesh. Sakrifica e Tij tek Altari i madh i Historisë, si Shqiptar e si Klerik më bën krenar, dhe më shtyn të luftoj, të jetoj, e të punoj për ta dashur Popullin tonë të madh Shqiptarë kudo që ndodhet. Unë përqafoj secilin prej jush, si vëlla i Shqipes sonë.

Lavdi dhe Respekt për Papa Kristo Negovani!!! Respekte për gjithë ata që me punë derdhën gjakun për këtë tokë të bekuar nga Kombi e Zoti!!! I përjetshëm qoftë ideali dhe Lavdia e Dëshmorëve”, shkruan kryepeshkopi arbëresh, Aleksandër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Fati i Angela Merkel u vendos në Konferencën e Mynihut”
I armatosuri futet në dyqan për të vjedhur dhe ikën me vrap, punonjësja e ndjek nga pas (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012153148651123
array(1) { ["section"]=> string(55) "nje-meshe-ne-argjentine-per-papa-kristo-negovanin-32724" }