Nuk mjafton fakti që shkollat administrohen nga qeveria e Ministria e Arsimit, por tashmë nëpërmjet projektit më të fundit, shpallur në këtë 7 mars, ministrat ‘’do të marrin në kujdestari’’, nga një shkollë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka bërë publik këtë projekt të ri, quajtur ‘’Shkolla- qendër komunitare’’
‘’Si anëtarë të kabinetit qeveritar do të marrin në patronazh nga një shkollë, mua më ngarkuan dy. Duhet shkuar përtej marrëdhënies së ngushtë mësues-nxënës dhe për të krijuar hapsira qytetarie e komunitarizmi. Nuk është vetëm vendi ku merren dije, por edhe hapsira ku formohen qytetarët. Një nxënës I mirë nuk është domosdoshmërisht një qytetar I mirë. Një qytetar I mirë është shumë më shumë se një nxënës I mirë’’, tha kryeministri Edi Rama.
Edi Rama ka marrë në kujdesje shkollën ‘’Ali Demi’’ në Vlorë dhe "28 Nëntori" në Shkodër. Kurse kampionët në sport do marrin në patronazh palestrat.