Një nga 30 të dërguarit, flet nga Breshia infermieri shqiptar: Situata është kritike, ne jemi mësuar e s'kemi frikë, por të gjithë duhet ta marrin seriozisht

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 30-03-2020 Një nga 30 të dërguarit, flet nga Breshia infermieri shqiptar: Situata është kritike, ne jemi mësuar e s'kemi frikë, por të gjithë duhet ta marrin seriozisht Infermieri Almarin Domi

Një nga 30 mjekët-infermierët e dërguar në Itali në ndihmë të shtetit fqinj në këtë luftë kundrejt koronavirusit, është edhe infermieri i urgjencës Almarin Domi.

Në një lidhje direkte nga Breshia për report.tv, Domi tha se situata atje është tepër kritike dhe po bëhet çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Ai tha se përkrahja për mjekët dhe infermierët shqiptarë ka qenë e madhe dhe se janë pritur shumë përzemërsisht. Edhe pse gjendja është tejet e rënduar, Domi tha se kjo është puna e një mjeku dhe se nuk ka vend për frikë.

"Nuk ka shumë lëvizje, është njësoj si në Shqipëri, personat nuk dalin shumë. Jemi vetëm stafi ynë, vetëm kaq. Kështu që nuk kemi pasur mundësi të takohemi me mjekë të tjetër shqiptarë këtu. Përkrahja ka qenë e jashtëzakonshme. Unë falenderoj ata që na dhanë mundësinë të bëhemi pjesë e kësaj. Unë kam edhe një eksperiencë personale me Italinë, pasi kam jetuar 15 vite këtu, prandaj dhe nuk hezitova në asnjë moment që të bashkohesha në këtë mision. Unë jam infemier urgjence. Jemi mësuar me këtë punë, nuk na tremb. Duhet ta marrin shumë seriozisht. Situata është shumë e rëndë. Në jemi në një nga strukturat e Lombardisë. Janë shumë raste këtu, mbi 500. Vetëm distancimi social mund të bëjë diferencën", ka thënë infermieri Almarin Domi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098891258239746
array(1) { ["section"]=> string(160) "nje-nga-30-te-derguarit-flet-nga-breshia-infermieri-shqiptar-situata-eshte-kritike-ne-jemi-mesuar-e-s-kemi-frike-por-te-gjithe-duhet-ta-marrin-seriozisht-200678" }