Një orë e gjysmë nga fillimi i protestës, mbërrin protestuesi i parë para kryeministrisë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:32 16-03-2019 Një orë e gjysmë nga fillimi i protestës, mbërrin protestuesi i parë para kryeministrisë

Rreth një orë e gjysmë para fillimit të protestës së opozitës ka mbërritur protestuesi i parë para kryeministrisë.

Ai është shprehur se ka shkruar për të protestuar për të drejtat e tij dhe të gjithë popullit.

'Po kërkoj të drejtën time dhe të rinisë shqiptare. Jam i pastrehë nuk kam shtëpi, prandaj kam ardhur të protestoj', u shpreh ai.

Ndërkohë kujtojmë se rreth 1600 forca policie janë angazhuar sot në terren.

Policia ka marrë masa duke rrethuar godinën e kryeministrisë me hekura ndërsa në hyrjen e godinës janë vendosur llamarina për të shmangur dëmet nga goditjet me sende të forta që mund të ketë gjatë protestës.

Një numër i madh qyetarësh janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit për t'iu bashkuar protestës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020104885101318
array(1) { ["section"]=> string(94) "nje-ore-e-gjysme-nga-fillimi-i-protestes-mberrin-protestuesi-i-pare-para-kryeministrise-156619" }