'Një orë e re po troket', Basha pas protestës: Ti japim dorën njëri-tjetrit në këtë Beslidhje Kombëtare dhe të çlirojmë vendin

Publikuar tek: politike, më 23:08 25-04-2019 'Një orë e re po troket', Basha pas protestës: Ti japim dorën njëri-tjetrit në këtë Beslidhje Kombëtare dhe të çlirojmë vendin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pak më parë pas protestës së opozitës, duke thënë se një orë e re po troket.

Duke postuar disa foto nga bllokimi i rrugës Milot-Shkodër ku ishte vetë i pranishëm pasditen e sotme, Basha shkruan se është koha ti japim dorën njëri-tjetrit në këtë Beslidhje Kombëtare dhe për të çliruar vendin.

'Një orë e re po troket! Me besimin tek njëri tjetri, te demokracia dhe tek liria, ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer vendin! Ti japim dorën njëri-tjetrit në këtë Beslidhje Kombëtare, në këtë betejë pa kthim, për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve, të djathtë e të majtë, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, të bashkuar në një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa! Shqiperia si Europa', ka shkruar Lulzim Basha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031741142272949
array(1) { ["section"]=> string(129) "nje-ore-e-re-po-troket-basha-pas-protestes-ti-japim-doren-njeri-tjetrit-ne-kete-beslidhje-kombetare-dhe-te-clirojme-vendin-161882" }