Një orë para mbërritjes së Ramës në Shkodër, Voltana Ademi propozon një pakt

Publikuar tek: politike, më 16:56 20-06-2019 Një orë para mbërritjes së Ramës në Shkodër, Voltana Ademi propozon një pakt

‘Marshimi i militantëve të PD-së do të jetë paqësor nëse policia bëhet me ta dhe ruan qetësinë.’

Ky është pakti që propozon kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi pak para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Shkodër, por mbetet për t’u parë nëse ky pakt do të bëhet realitet.

Qindra forca RENEA kanë mbërritur në qyetin verior për të siguruar mbarëvajtjen e takimit të Ramës, ndërkohë që opozita ka organizuar një antimiting.

Ky është një uzurpim i paligjshëm. PD ka organizuar…, është marshim qytetar, janë zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, janë në formën e një reagimi përreth gjithë kësaj që po shohim këtu, kundrejt asaj që kemi parë më parë. Mbrëmje kemi pasur një ngjarje shumë të rëndë për Shkodrën, që ka ndodhur për herë të parë në vitin 1945, deputeti i PD është burgosur pa një fletë thirrje dhe një procedurë të rregullt. Bëhet fjalë për një koleg, bashkëpunëtor, njeri të ndershëm. Po të dilni në qytet do ta ndjeni revoltën që ka shkaktuar kjo ngjarje. Askush nuk mund të nda ndal. Do të mblidhemi, kemi informuar policinë. Është skandaloze, se policia ka për detyrë të lejojë lëvizjen e lirë në qytetin e Shkodrës, por policia ka bllokuar rrugët. Ne do bëjmë të mundur ta lirojmë me qenien tonë, praninë tonë, por duke ruajtur qetësinë. Jam takuar pak më parë me drejtues të Policisë së Shkodrës dhe iu kërkova qetësi, i sigurova që ne do të jemi korrektë. Edhe ata duhet të heqin rrobat e të bashkohen me ne’, tha Ademi për kamerën e News 24 ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18580102920532
array(1) { ["section"]=> string(82) "nje-ore-para-mberritjes-se-rames-ne-shkoder-voltana-ademi-propozon-nje-pakt-169032" }