Një orë para mbledhjes/ Hajdari thirrje kolegëve: Të mos dalim nga takimi pa rezultat, ja çështjet që propozoj

Publikuar tek: aktualitet, më 16:21 30-05-2020 Një orë para mbledhjes/ Hajdari thirrje kolegëve: Të mos dalim nga takimi pa rezultat, ja çështjet që propozoj

Pak para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik ka reaguar deputetja opozitare Rudina Hajdari.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka ftuar publikisht anëtarët e këshillit për të rënë dakord lidhur me disa pika si Sistemi Zgjedhor apo teknologjia e përdorur në zgjedhje.

Sipas Hajdarit, duhet të arrihet një kompromis pas mbarimit të afatit të vendosur për Reformën Zgjedhore.

Ajo thekson se shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;
Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;
Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;
Kolegjin Zgjedhor.

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar.

Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0055091381072998
array(1) { ["section"]=> string(114) "nje-ore-para-mbledhjes-hajdari-thirrje-kolegeve-te-mos-dalim-nga-takimi-pa-rezultat-ja-ceshtjet-qe-propozoj-208422" }