Një pakistanez mysliman për herë të parë në krye të Londrës: Votuat shpresën kundër frikës (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:01 07-05-2016

Sadiq Khan u zgjodh kryebashkiak i Londrës, duke rikthyer laburistët pas tetë vitesh qeverisje nga konservativët të kryeqytetit, dhe duke u bërë i pari kryebashkiak mysliman i kryeqytetit.

Khan mori 1,310,143 vota (57%) duke mundur kandidatin kundërshtar Zac Goldsmith në vendin e dytë me 994,614 vota (43%).

45 vjeçari, djali i një shoferi pakistanez autobuzi mundi në garë Goldsmithin i cili e kishte akuzuar se Khan ishte “i rrezikshëm”. Partia Laburiste u ankua duke thënë se fushata e Goldsmith ishte islamofobike.

Në fjalimin e tij të fitores Khan tha se ai “përulet thellësisht nga shpresa dhe besimi i votuesve të vet” duke shtuar: “Dua të falenderoj çdo londinez që bënë të pamundurën, të mundur”.

“Jam shumë krenar që londinezët votuan për shpresën përkundrejt frikës dhe bashkimin kundër ndarjes”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Misteri i dy “vëllezërve diellorë” që ka shokuar doktorët
Sadiq Khan, pesë gjëra që nuk i dini për kryebashkiakun e ri të Londrës »
Article Logic
Execution time: 0.006505012512207
array(1) { ["section"]=> string(101) "nje-pakistanez-mysliman-per-here-te-pare-ne-krye-te-londres-votuat-shpresen-kunder-frikes-video-39761" }