Një pellg i madh na ka dalë përpara, LSI-ja e çan përmes, PS-ja e shmang

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:46 23-02-2015 Një pellg i madh na ka dalë përpara, LSI-ja e çan përmes, PS-ja e shmang

E ku është balta më e ëmbël se mjalta? Po sigurisht që në zonën e Fierit, aty ku kjo baltë është ushqim për serat e luleshtrydheve, të cilat Kryeministri Rama bashkë me ministrin Panariti kishin shkuar për të inspektuar rindërtimin e tyre pas shkartërrimit nga përmbyjtet që përfshinë jugun e vendit.

E rrugës gjatë inspektimit, apo më mirë të themi, gjatë atij shtegu me llucë, një pellg i madh duket se u ka dalë përpara. Kryeministri ka zgjedhur ta shmangë, sigurisht që në mungesë të çizmeve do të ishte më mirë pak baltë në këpucë sesa futja e këmbëve në ujë, çka mund të sjellë edhe probleme shëndetësore. Kur të hipë në makinën luksoze, ndoshta i heq fare e futet me çorape, apo e shtron një gazetë te tapiceria.

Por ministri i bujqësisë Panariti duket se i ka paraprirë situatës. Nuk është hera e parë që del në fusha pranë fermerëve, balta është ndoshta gjëja e parë që të shkon ndërmend kur nisesh në këto zona, i veshur me kostum e kollare.

Fermerët janë të vetmit që se kanë problem, as baltën e as pellgun në mes të rrugës. Janë mësuar me këto vështirësi. Të mbyturin nuk e gjen gjë se u lag pak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02198600769043
array(1) { ["section"]=> string(75) "nje-pellg-i-madh-na-ka-dale-perpara-lsi-ja-e-can-permes-ps-ja-e-shmang-4248" }