Një person i shpëtoi edhe sulmeve të 11 Shtatorit dhe atyre në Paris

Publikuar tek: bota, më 19:04 22-11-2015 Një person i shpëtoi edhe sulmeve të 11 Shtatorit dhe atyre në Paris

Mediat amerikane kanë publikuar historinë e një të riu nga Shtetet e Bashkaura që mendohet se i ka qenë në dy nga sulmet më tronditëse për botën perëndimore, atë të 11 shtatorit në New York dhe së fundmi në Paris, por...i ka mbijetuar të dyjaave.

Emri i tij është Matthew, ndërsa mbiemri nuk është bërë publik. Ai kishte shkuar nga SHBA-të në Paris për të ndjekur nga afër koncertin e grupit metal Eagles of Death të premten në teatrin Bataclan.

Kjo është hera e dytë që Matthew përballet me sulmet terroriste. Në mëngjesin e 11 shtatorit ai kishte shkuar për një takim pune në New York dhe po qëndronte më këmbë përballë Kullave Binjake në momentin kur aeroplani i  “Fluturimit 11” u përplas me kullën e parë.

“Vrapova gati përgjatë gjysmës së Manhattan-it”, thotë ai, “Por ajo që kalova në Bataclan ishte 1000 herë më e keqe. Reagova shpejt, sa dëgjova të shtënat e para, u fsheha dhe pastaj u largova me vrap. Megjithëse një plumb më zuri në këmbë, ia arrita të ikja”, tregon ai për radion amerikane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11521506309509
array(1) { ["section"]=> string(74) "nje-person-i-shpetoi-edhe-sulmeve-te-11-shtatorit-dhe-atyre-ne-paris-26037" }