Një person është lënë i shtrirë në mes të rrugës në qendër të Tiranës, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja është filmuar nga kalimtarë të rastit, video e publikuar nga “Nisma thurje” në facebook.
Po ashtu, qytetari që ka nisur pamjet ka shkruar se i lënduari është lënë i shtrirë në mes të rrugës për rreth një orë, pasi autoambulanca nuk dukej, edhe pse ishte njoftuar menjëherë pas përplasjes së tij.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i personit të shtrirë në rrugë, por ajo që është e dukshme është se një polic rrugor qëndron pranë tij dhe maksimumi që mund të bëjë është devijimi i automjeteve nga personi i shtrirë në tokë, derisa ambulanca të bëjë transportimin e personit.