Një person tenton të mbytet te Liqeni Artificial në Tiranë (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:00 28-04-2017 Një person tenton të mbytet te Liqeni Artificial në Tiranë (Video)

Një i moshuar ka tentuar të mbytet në ujërat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Ngjara ka ndodhur ditën e sotme e fatmirësisht, falë telefonatave në polici nga qytetarët si dhe ndërhyrjes së shpejtë të këtyre të fundit, është bërë i mundur shpëtimi i tij.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë shpëtojnë 80 vjeçarin. Në numrin e emergjencave civile 112, ka mbërritur një telefonatë se tek diga e Liqenit, një shtetas është futur në ujë dhe nga veprimet duket se po tenton të mbytet.

Menjëherë u dërguan shërbimet e Skuadrës Shqiponjat të cilët duke përdorur mjete rrethanore kanë hyrë në ujë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga liqeni artificial dhe dhënien e ndihmës së parë.

Specialistët e Policisë po punojnë për të zbardhur asyes se pse shtetasi M. B, 80 vjeç, ka tentuar të kryej këtë akt vetëflijimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë, gjendet një tjetër kafkë njeriu në Kaninë
Ky është polici me origjinë shqiptare që u sulmua mbrëmë nga protestuesit maqedonas »
Article Logic
Execution time: 0.011199951171875
array(1) { ["section"]=> string(70) "nje-person-tenton-te-mbytet-te-liqeni-artificial-ne-tirane-video-76792" }