Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë me dije se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Sipas OSHEE stakimi i energjisë elektrike është një masë sigurie e nevojshme dhe do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për fuqizimin e Nënstacionit Traktora 110/20/6 kV.
Njoftimi i OSHEE:
Nga ora 09:00 deri në orën 14:00 kufizimet e energjisë do të përfshijnë këto zona:
Kodra e Metallve, Zona Farkë, rreth Qytetit Studenti, Shkozë (pjesërisht), Kodra e Kokonozëve, ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut tek “Shkolla e Bashkuar”, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Arkivi, Shkozë 2, Instrumentali, Reparti 8802, Uzina Gjeologjike, Privat/ UPNA, subjekti “Sina 98”, pranë Depos se Ujit , pranë Sanatoriumit, Kodra e Priftit, furnizim dytësor për Maternitetin e Ri, furnizim dytësor për Antenat e Televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, furnizim dytësor Televizioni Neës 24, Garda dhe pjesërisht rruga “Todi Shkurti.