Një popull që tregon votën në publik, nuk meriton demokraci

Publikuar tek: politike, më 12:02 30-06-2019 Një popull që tregon votën në publik, nuk meriton demokraci

Shkruan Mentor Kikia:

Secili është në të drejtën e tij, të votojë ose jo. Ta bëjë votën të vlefshme, duke shënjuar kandidatin, apo ta shkarravisë. Eshtë në të drejtën e tij të besojë PS-në apo PD-në. Por gjëja më e shëmtuar që po shikoj sot, masivisht, nëpër rrjete sociale është publikimi i fotove duke votuar, i gishtave me bojën e shenjuesit apo gishtave pa bojë(per te treguar se s'ka votuar), fotografimi dhe publikimi i fletëve të votimit, me votën pro apo votën e pavlefshme. Madje në Shkodër, një televizion lokal transmetonte Live edhe nga dhoma e fshehtë e votimit.

Kjo që po ndodh sot nuk është një gjë normale(pavarësisht përgjegjësisë politike), por demonstrimi publik i votuesve është edhe më i shëmtuar. Më duket një demonstrim i karakterit tonë si popull.

Vota është një gjë private, lidhet me bindjen tënde politike, me besimin tënd ndaj një force politike apo një kandidati, është pushteti yt, që e ushtron në mënyrë të fshehtë një herë në katër vjet.

 

66097155_2383607398560322_5710540550566838272_n.jpg65761772_2383607471893648_3282919219758366720_n.jpg

65456327_2383607511893644_4200990606949875712_n.jpg65530954_2383607551893640_4058417599896092672_n.jpg65512860_2383607588560303_1358425179935473664_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032103061676025
array(1) { ["section"]=> string(65) "nje-popull-qe-tregon-voten-ne-publik-nuk-meriton-demokraci-170455" }