Një rast i ri me Covid-19 në Memaliaj, dy në Elbasan, këta të fundit me urgjencë drejt Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:02 10-07-2020 Një rast i ri me Covid-19 në Memaliaj, dy në Elbasan, këta të fundit me urgjencë drejt Tiranës Ilustruese

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë mbrëmje në Memaliaj. Pozitiv ka rezultuar një 57-vjeçar i cili dyshohet se është infektuar nga djali i tij që kishte ardhur pak ditë më parë nga Italia.

Burime për mediat bëjnë me dije se 57-vjeçari me profesion këpucar, vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, teksa është izoluar në banesën e tij.

Edhe në Elbasan janë shënuar dy raste të reja me Covid-19. Gazetari Aldo Kozarja raporton se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50-55-vjeçarë.

Ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit. Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, dy prej të infektuarve në qytet po dërgohen me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010463953018188
array(1) { ["section"]=> string(99) "nje-rast-i-ri-me-covid-19-ne-memaliaj-dy-ne-elbasan-keta-te-fundit-me-urgjence-drejt-tiranes-213482" }