Një rrugë me emrin e Ismail Qemalit, Ilir Meta shtrëngon duart me Xhelal Mziun: U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur

Publikuar tek: politike, më 12:37 23-01-2019 Një rrugë me emrin e Ismail Qemalit, Ilir Meta shtrëngon duart me Xhelal Mziun: U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur Ilir Meta-Xhelal Mziu

Sot me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, kreu i Shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të themeluesit të shtetit shqiptar në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz që drejtohet nga demokrati Xhelal Mziu.

“Me rastin e 100-vjetorit të kalimit në përjetësi të patriotit të madh, burrit të ndritur dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali, u ndjeva sot jashtëzakonisht i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të tij në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamzë. 

Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit në shërbim të çështjes shqiptare, forcimit të identitetit kombëtar dhe themelimit të shtetit modern, meriton të gjithë nderimin e respektin tonë të pakufijshëm, si komb, shoqëri dhe institucione”, shkruan Meta teksa ndan edhe këto foto nga ceremonia.

50445951_2100314770014785_6918400596764524544_n.jpg50979546_2100314440014818_7664116552685322240_n.jpg50504681_2100314503348145_7077081350380978176_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045349597930908
array(1) { ["section"]=> string(118) "nje-rruge-me-emrin-e-ismail-qemalit-ilir-meta-shtrengon-duart-me-xhelal-mziun-u-ndjeva-jashtezakonisht-i-lumtur-149978" }