Një rus bën histori me Shqipërinë, ngre lart flamurin kuqezi në kampionatin Europian (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 23:51 13-12-2020 Një rus bën histori me Shqipërinë, ngre lart flamurin kuqezi në kampionatin Europian (VIDEO) Matvei Petrov

Gjimnasti me origjinë ruse dhe i natyralizuar si shqiptar, Matvei Petrov ka shpallur Shqipërinë kampione Europe në gjimnastikën artistike.  

Kompeticioni që po mbahet në Izmir të Turqisë ka parë Petrov të ngrejë lart flamurin kuqezi.

Kjo është hera e parë që Shqipëria arrin këtë rezultat, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. I mbështetur nga trajneri Alon Hasa, Petrov ka fituar kundrejt tetë sportistëve. Rusi ka disa vite që garon me simbolet kuqezi, duke u pajisur me pasaportën shqiptare. 


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga festa e golit në qeli, YLLI i futbollit botëror rrezikon 4 vite burg
»
Article Logic
Execution time: 0.010954856872559
array(1) { ["section"]=> string(96) "nje-rus-ben-histori-me-shqiperine-ngre-lart-flamurin-kuqezi-ne-kampionatin-europian-video-231249" }