Një shqiptar në krye të Shërbimit Informativ në Maqedoninë e Veriut, kush është Erolld Musliu

Publikuar tek: rajon, më 23:13 23-05-2019 Një shqiptar në krye të Shërbimit Informativ në Maqedoninë e Veriut, kush është Erolld Musliu Presidenti i Maqedonise se Veriut, Stefo Pendarovski dhe kreu i Sherbimit Informativ, Erolld Musliu

Presidenti i sapoemëruar i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka emëruar në krye të Agjensisë së Zbulimit të vendit, pas një prërvoje disa vjeçare në Agjensinë e Sigurisë Kombëtare, shqiptarin Erolld Musliut.

Ky emërim nga presidenti Pendarovski ka ngjallur reagimi nga partia shqiptare e koalicionit qeverisës, BDI-ja. Partia e Ali Ahmetit ka kërkuar nga Pendarovski që të korrigjojë vendimin.

‘Vendimi i djeshëm na ka shqetësuar të gjithëve dhe ka vendosur hije në një ditë kur parlamenti ka miratuar reformën për shërbimet e inteligjencës. Informacionet tona janë se ky vendim është marrë në bazë të mungesës së informacioneve dhe jo me ndonjë qëllim të keq nga presidenti. BDI-ja vlerëson se pa u ndriçuar deri në fund ngjarjet e Kumanovës, asnjë njeri që ka qenë pjesë e shërbimit të Ivanovit nuk duhet të jetë në krye të institucioneve sensitive prandaj vlerësojmë se Presidenti duhet të mbledhë më tepër informacione dhe të reflektojë mbi vendimin e marrë’-ka reaguar zëvendëskryeministri shqiptar, Bujar Osmani.

Në vitin 2011, BDI-ja kishte kundërshtuar emërimin e Musliut në këtë post duke e konsideruar atë si falsifikator dokumentesh. Vlerësimet e BDI-së për emërimin e Erolld Musliut nuk i komentoi kryeministri Zoran Zaev.

‘Presidenti din ndonjëherë të na konsultojë për disa çështje, janë kompetenca dhe e drejtë e tij. Besoj se konsultimet do të vazhdojnë për këtë dhe për gjëra të tjera kështu që do të përgjigjet presidenti. Unë nuk kam ambicie dhe aspirata në këtë pjesë’- theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Erolld Musliu pas punës disa vjeçare si operativ në institucionet e sigurisë dhe zbulimit u emërua nga Pendarovski në krye të Agjencisë për zbulim, institucion ky nën kompetenca të Presidentit. Së fundmi Musliu ka qenë i angazhuar edhe si ndihmës drejtor për koordinimin e punëve operative.

Kujtojmë se Presidenti i Maqedonisë së Veriu Stevo Pendarovski, një ditë më parë bëri të ditur emrat e personave që do të përbëjnë kabinetin presidencial si dhe këshilltarët e tij të jashtëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023024082183838
array(1) { ["section"]=> string(99) "nje-shqiptar-ne-krye-te-sherbimit-informativ-ne-maqedonine-e-veriut-kush-eshte-erolld-musliu-165485" }