Një shqiptare pranë hyrjes në Kongresin Amerikan, siguron nominimin

Publikuar tek: bota, më 20:30 28-06-2016 Një shqiptare pranë hyrjes në Kongresin Amerikan, siguron nominimin

Shqiptaro-amerikanja Suzana Shkreli ka siguruar nominimin si kandidate e Partisë Demokratike, për të hyrë në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit.

Është ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha ai që e konfirmon diçka të tillë, ndërsa fton të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA, të mbështesin kandidimin e Shkrelit.

“Të dashur bashkëatdhetarë! Para pak çastesh zonjusha amerikano - shqiptare Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit. Kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë. Do të Isha I lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do te ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptareët e Amerikës dhe kudo që janë ta mbështetin atë. Fitore”, shkruan Berisha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025321960449219
array(1) { ["section"]=> string(72) "nje-shqiptare-prane-hyrjes-ne-kongresin-amerikan-siguron-nominimin-44857" }