Një snajperist misterioz qëllon makinat në autostradën e Arizonës

Publikuar tek: bota, më 18:50 10-09-2015 Një snajperist misterioz qëllon makinat në autostradën e Arizonës

Policia amerikane është vënë në kërkim të një snajperisti serial që po qëllon automjetet të cilat kalojnë në autorstradën interurbane të Arizonës.

Sipas raportimeve vetëm në javën e fundit janë qëlluar 10 automjete të ndryshme. Një 13 vjeçare e cila ishte ulur në vendin e pasagjerit mbeti e plagosur por fatmirësisht i shpëtoi rrezikur për jetën. Ndërsa disa orë më vonë, një autobus që po kalonte po në të njëjtën rrugë u qëllua nga plumbi snajperit që mrekullisht kaloi midis pasagjerëve pa i plagosur ata.

Ende nuk dihet motivi apo identiteti i snajperistit, i cili dyshohet të ketë probleme mendore. Në një prej tabelave të autostradës madje është vendosur edhe një njoftim dhe numri i telefonit që duhet të kontaktohet në rast se shoferët ndeshen me plumbat e snajperit misterioz.

arizona-sniper-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030730009078979
array(1) { ["section"]=> string(71) "nje-snajperist-misterioz-qellon-makinat-ne-autostraden-e-arizones-20482" }