Një tjetër aksident tragjik, shoferi përplas për vdekje këmbësorin (EMRI DHE FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 04-03-2017 Një tjetër aksident tragjik, shoferi përplas për vdekje këmbësorin (EMRI DHE FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Korçë, ku një mjet tip "BMW" me targa AA 665HF ka përplasur për vdekje këmbësorin.

Fillimisht u raportua se viktima është një 22 vjeçar, por sipas informacioneve zyrtare nga policia mësohet se ishte 22 vjeçari Sterio Germenji shoferi i cili ka aksidentuar për vdekje shtetasin Ligor Qiricin. 

Aksidenti ndodhi në lagjen nr 10 në Korçë, pranë Stadiumit "Skënderbeu", në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”. 

Sipas policise shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe pamja e kufizuar që ka pasur në momentin e përplasjes.

Dëshmitarët në vendngjarje bëjne të ditur se 22 vjecari i cili vinte nga bulevardi. Republika në drejtim të unazës veriore të qytetit, në momentin e aksidentit ka pasur një mjet tjetër përpara, çka duket se i ka kufizuar fushëpamjen, në momentin kur kalimtari ka kërkuar të kaloje nga njëri krah i rrugës në tjetrin, gjë që ka sjelë përplasjen e fortë me pasojë vdekje.

Pas aksidentit 22 vjeçari Gërmenji nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, por ka pritur ardhjen e policisë rrugore, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Duhet thënë se kjo rrugë në periferi të qytetit të Korçes edhe herë të tjera është bërë burim aksidentesh, madje edhe me pasoje vdekje.

Kujtojmë që pak më parë një aksident me pasojë vdekjen e një 40 vjeçari ndodhi në autostradën Fushë Krujë-Lezhë. 

vdes-2fdsh.jpgZ.jpg11111111111111.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident tragjik në autostradën Fushë Krujë-Lezhë, vdes 40 vjeçari
ISP, 130 partitë "shkelin" kushtetutën, Kuvendi hesht »
Article Logic
Execution time: 0.011445999145508
array(1) { ["section"]=> string(85) "nje-tjeter-aksident-tragjik-shoferi-perplas-per-vdekje-kembesorin-emri-dhe-foto-70741" }