Një tjetër gazetar i njohur në krah të Bashës, shpreh mbështetje për kauzën e PD

Publikuar tek: politike, më 13:26 13-03-2017 Një tjetër gazetar i njohur në krah të Bashës, shpreh mbështetje për kauzën e PD

Një tjetër gazetar i njohur i është bashkuar Lulzim Bashës në çadrën e ngritur në bulevardin qëndror të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për Patrik Sadikaj, gazetar në televizionin Ora News. Sadikaj ka kërkuar që të gjithë intelektualët të mbështesin kauzën e PD-së për më shumë demokraci, si një e mirë që i bëhet vendit.

“Njerëzit kanë një pyetje të thjeshtë: Ku të drejtohemi? Arroganca e atyre që duhet të na shërbejnë po na mbyt. Një nga kauzat e këtij tempulli është nevoja për demokraci. Si mundet një njeri që vuan për bukën e gojës të mendojë për vlerën e votës? Duhet patjetër një ofertë. Njerëzit kërkojnë një mundësi. Shpresoj që zoti Basha të ketë mundësinë dhe të bëjë atë që duan shqiptarët”, tha ndër të tjera Sadikaj, i cili ka një karrierë të pasur në median shqiptare.

Lexo edhe: Lëvizja e papritur/Ish-zv.ministri i Ramës i bashkohet Bashës në çadër: Kur të vjen në majë të hundës...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta kryeministër? Zbulohet SMS-ja e Petrit Vasilit për ministrat e deputetët e LSI-së
Vettingu në kaos, Avokati i Popullit nuk pranon të hapë garën »
Article Logic
Execution time: 0.011502027511597
array(1) { ["section"]=> string(85) "nje-tjeter-gazetar-i-njohur-ne-krah-te-bashes-shpreh-mbeshtetje-per-kauzen-e-pd-71743" }