Një tjetër humbje e madhe, COVID i merr jetën profesorit të Shkencave Gjeologjike

Publikuar tek: aktualitet, më 07:10 22-11-2020 Një tjetër humbje e madhe, COVID i merr jetën profesorit të  Shkencave Gjeologjike

Një tjetër humbje e madhe në botën  e shkencës shqiptare. Covid-19 i ka marrë jetën Doktorit të Shkencave Gjeologjike dhe profesorit të Associuar, Hamit Noka me origjinë nga Kukësi.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët dhe të afërmit me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Noka ishte një personalitet në shkencën e gjeologjisë jo vetëm në Kukës, por në gjithë Shqipërinë.

“Pak më parë mësova lajmin e trishtë se paska vdekë dr.Hamit Noka. Nuk gjej fjalë për me shpreh pikëllimin që ndjej. E pata mik të veçantë, dr.Noka ishte për mue nji libër ditunish dhe nji inkurrajues i pashoq. Me vdekjen e tij ndjehem ma i varfën.

Prof.dr.Noka ka nji cv tepër të gjatë. Ka disa libra shkencorë për gjeologjinë, dhjetra studime etj.

Mbasi mbaron Politeknikumin 'Harry Fultz' me medalje ari, caktohet përgjegjës në minierën e Bulqizës e më pas në atë të Kamit në Tropojë. Mbas do vitesh pune nis fakultetin e inxh.minierave. Dukeqense n'atë kohë nuk kishte kuadro, kur ai ndodhej në vitin e dytë, thirret nga kryeministri dhe i krkohet me drejtue krejt punët e gjeologjisë në verilindje, kërkimet dhe zbulimet. Edhe duke punu e mbaron fakultetin si exelent dhe caktohet petagog. Mirëpo ai refuzon, dhe kthehet në terren ku ka punue 66 vite, qysh nga mosha 18 vjeç dhe pothuejse çdo gja që i lidhet me pasunitë nëntoksore të vendit, kryesisht në veri, lidhet me të. Ishte nga inxhinierët gjeologë ma të kerkuem në Evropë.

Në botimet studimore dhe përshkruese të gjeologjisë në Shqipni, Turqi etj. dr.Noka ka dëshmue standart të naltë shekncor. (Mbas pensionimit ai ka punue edhe në arsim disa kohë mdërsa në fillim te viteve 90 u mor edhe politike tue krijue në Kukes partinë Republikane e tue e drejtue deri ne vitet 2000).

Ai ishte nji vizionar jo vetëm per fushën e kompetencës por pothuejse i gjithanshëm. Ne librin 'Një guidë për Kukësin' ka pershkrue, ne menyrë eksplicite te gjitha pasunitë natyrore të Kukësit tue dhanë edhe vizionin e zhvillimit për të gjitha degët e industrisë dhe turizmit përgjatë shekullit XXI e në vazhdim,” shkruan një nga të miqt në rrjetet sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita sot
Fshehja e viktimave nga Covid, reagon ashpër Kalo: Ju ish brekëgrisurit e para ‘90 që vodhët e po vidhni gjithçka boll me akuza ndaj mjekëve në kohë pandemie »
Article Logic
Execution time: 0.011712074279785
array(1) { ["section"]=> string(87) "nje-tjeter-humbje-e-madhe-covid-i-merr-jeten-profesorit-te-shkencave-gjeologjike-228657" }