Një tjetër kandidat në garë për Tiranën, kush është ish-aleati i Bashës që kërkon mbështetjen e Patozit

Publikuar tek: politike, më 20:09 06-05-2019 Një tjetër kandidat në garë për Tiranën, kush është ish-aleati i Bashës që kërkon mbështetjen e Patozit

Ish-aleati i kryedemokratit Lulzim Basha, Arian Galdini ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, përballë kryetarit aktual Erion Veliaj.

Galdini kërkon mbështetjen e elektoratrit të djathtë opozitar në garën për Tiranën, duke ftuar partinë e Astrit Patozit dhe koalicionin 'Shpresa për Ndryshim'.

Arian Galdini është njëherësh dhe kryetar i Partisë Liri, Demokraci dhe Etikë, ndërsa thekson se do të kandidojë si qytetar me mbështetje të hapur, të ndershme dhe transparente, për të përfaqësuar qytetarët e papërlyer.

SHKRIMI I PLOTË I ARIAN GALDINIT:

Ftoj të gjitha ato parti politike dhe Koalicione Opozitare të djathta pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, që ende nuk kanë kandidat për Bashkinë e Tiranës, të më mbështesin mua në sfidën time për tu përballur me Lal Çerin si Kandidati Opozitar i Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë.

Ndërkohë ne si LDE po punojmë fort për mbledhjen e firmave.

Por janë jashtëzakonisht shumë firma dhe kemi shumë pak ditë në dispozicion.

Jam e jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që do të konkurojë me një platformë opozitare të djathtë përballë Lal Çerit.

Gjithçka dua është lehtësimi dhe bashkimi i të djathtëve në këtë betejë e sfidë për tua rikthyer Tiranën qytetarëve të saj.

I bëj thirrje Bindjes Demokratike dhe Koalicionit "Shpresa për Ndryshim", që të më mbështesin si Kandiatin Opozitar të Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë.

Jam i hapur për bashkëpunim që ta kemi mundësinë e kësaj gare në Tiranë.

Delalifikimi është mision madhor për të djathtën.

Jam gati dhe i përgatitur plotësisht që të bëjmë një sfidë fituese në Tiranë.

Ju faleminderit shumë.

Shpresoj e besoj shumë tek Bashkimi i së Djathtës.

E djathta është Shumicë e mund ta fitojë Tiranën.

59617701_10155859817636619_3514709778565693440_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022792100906372
array(1) { ["section"]=> string(109) "nje-tjeter-kandidat-ne-gare-per-tiranen-kush-eshte-ish-aleati-i-bashes-qe-kerkon-mbeshtetjen-e-patozit-163223" }