Një tjetër “sekret” në BBA, Alba është dhunuar nga i dashuri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:43 16-04-2015 Një tjetër “sekret” në BBA, Alba është dhunuar nga i dashuri

Një tjetër banor në shtëpinë e Big Brother Albania ka rrëfyer  një histori nga jeta. Alba u ka treguar banorëve që është dhunuar fizkisht nga i dashuri i saj.

Lidhja e Albës me të dashurin e dhunshëm ka zgjatur tre vite e gjysmë. Ndërsa në lidhjen e dytë e cila ka zgjatur tre vit,e Alba shprehet se ishte thjesht e pranishme në lidhje dhe nuk e ndjente ngrohtësinë e të dashurit. Menjëherë Alba është gjetur në një lumë fjalësh nga të paktët që e kanë mbështetur dhe ata që e kanë gjykuar.

Diedoni është solidarizuar me këtë rrëfim duke u shprehur se jashtë ka ende vajza që e vuajnë atë që ka vuajtur Alba dhe Zaida, e cila iu bashkua dhimbjes së Albës. “Ju qani se e keni kaluar, por sa të tjerë ka që po ju shohin në këto momente dhe qajnë se i jetojnë këto gjëra dhe nuk kanë gjetur forcën për të ecur para”, tha Diedoni.

Alba ka rrëfyer jetën e vështirë, pasi ka punuar që në moshën 16-vjeçare për të mbuluar shpenzimet e shkollës dhe nevojat e tjera. Alba tregon që kjo e ka ndihmuar atë të forcohet si karakter dhe të gjithë jetës së saj ia vë emrin “vetmia” por në vazhdim do të ketë emrin “Diedoni”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028110980987549
array(1) { ["section"]=> string(62) "nje-tjeter-sekret-ne-bba-alba-eshte-dhunuar-nga-i-dashuri-8914" }