'Një vajzë për t'u marrë shembull', gazetari publikon foton e të resë që shet libra në plazh: Ka zgjedhur të mos jetë skllave ofertash për në Drimadhes apo Ksamil...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:49 09-08-2020 'Një vajzë për t'u marrë shembull', gazetari publikon foton e të resë që shet libra në plazh: Ka zgjedhur të mos jetë skllave ofertash për në Drimadhes apo Ksamil... Vajza qe shet libra ne plazh

Gazetari Granit Sokolaj, në llogarinë e tij në facebook ka publikuar foton e një vajze në plazh, e cila ndryshe nga shumica e të rinjve që shkojnë në bregdet për pushime, ka zgjedhur që të shesë libra.

"Një vajzë për t'u marrë shembull", shkruan gazetari, i cili më tej shton se kjo vajzë ka zgjedhur të mos jetë skllave e ofertave të emigrantëve që vijnë nga Anglia apo Zvicra  për në Drimadhes, Jalë apo Ksamil.

Ky është një shembull mjaft i mirë për shumë të rinj shqiptarë, që postojnë foto duke ekspozuar luksin e shfrenuar, edhe pse ato para mund të mos jenë të ndershme.

"Nje vajze per t’u marre shembull!!! Ne piken e vapes, ka zgjedhur te ece brigjeve te Jonit, me nje stive librash ne krah dhe shume te tjera ne çante. Shijon detin nga larg, duke nxjerre ndoshta te ardhurat per shkollen e saj, pa pritur se cili emigrant do vije nga Anglia apo Zvicra e t’i ofroje pushimet ne Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund te postonte foto te bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti perpara. Ka zgjedhur te mos jete “skllave” ofertash, por shitese levizese librash", shkruan gazetari Sokolaj.

117598839_1636043039891979_8737855815580404549_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Më dhimbet kur shikoj që po vdesin gjenitë dhe me paret tona po shpëtojnë mavritë', Erion Kristo: Duhet t'i mbrojmë fort ato pak mendje brilante që kemi
Morën pjesë në cermoninë mortore, infektohen 4 persona në Fier »
Article Logic
Execution time: 0.011447906494141
array(1) { ["section"]=> string(165) "nje-vajze-per-t-u-marre-shembull-gazetari-publikon-foton-e-te-rese-qe-shet-libra-ne-plazh-ka-zgjedhur-te-mos-jete-skllave-ofertash-per-ne-drimadhes-apo-ksamil-216601" }