Një viktimë dhe 136 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 15:49 12-08-2020 Një viktimë dhe 136 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit Ilustruese

Një person ka humbur jetë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 1627 persona të dyshuar me Covid, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 136 prej tyre.

Rastet e reja janë shënuar në Shkup-30, Kumanovë-20, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-6, Strug-8, Manastir-2, Ohër-3, Kavadarc-8, Gostivar-19, Gjevgjeli-1, Strumicë-2, Koçan-5, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-6 dhe Kërçovë-4.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 530 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12,219.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0102219581604
array(1) { ["section"]=> string(103) "nje-viktime-dhe-136-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-maqedonine-e-veriut-gjate-24-oreve-te-fundit-216910" }