Një viktimë nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 13-01-2021 Një viktimë nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve në Kosovë

Situata po shkon drejtë normalizimit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën koronavirusi, duke e çuar numri e viktimave në 1.388.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1.825 persona, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.388 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 94 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Suharekë 9 raste, Viti 9 raste, Deçan 7 raste, Obiliq 7 raste, Pejë 6 raste, Prizren 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Gjakovë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Novobërdë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillon sonte, çfarë rezervon moti për ditët në vijim
Pas skandalit të sanitares te Covid-2, denoncon një tjetër familjar: Kam paguar 10 milion lekë për 3 ditë, s'mi kanë kërkuar po i kam dhënë vetë »
Article Logic
Execution time: 0.012403964996338
array(1) { ["section"]=> string(71) "nje-viktime-nga-covid-19-rritet-numri-i-te-infektuarve-ne-kosove-234831" }