Një viktimë nga Covid në Kosovë, bie numri i të infektuarve

Publikuar tek: rajon, më 15:06 18-01-2021 Një viktimë nga Covid në Kosovë, bie numri i të infektuarve

Një person ka humbur jeten nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1.377, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.

E plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbia ndihmon Maqedoninë e Veriut, i jep 8 mijë doza të vaksinës Pfizer
“Kur motra hapi sytë ka pyet ku është mami dhe babi”, djali i viktimës rrëfen për aksidentin tragjik me katër viktima në Rrugën e Kombit »
Article Logic
Execution time: 0.012273073196411
array(1) { ["section"]=> string(65) "nje-viktime-nga-covid-ne-kosove-bie-numri-i-te-infektuarve-235452" }