Një vit nga tërmeti tragjik, Spiropali: Falë zotit që ishte Rama kryeministër, se me 'gjumashin'...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:00 26-11-2020 Një vit nga tërmeti tragjik, Spiropali: Falë zotit që ishte Rama kryeministër, se me 'gjumashin'... Elisa Spiropali dhe Edi Rama

Ministrja për marrrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se projekti i rindërtimit është projekti më i madh social historik i ndërtuar dhe i ideuar dhe që po zbatohet tashmë në Shqipëri.  

Ndërkohë, në emisionin PolitikOn në RTV Ora, Elisa Spiropali shtoi se shqiptarët duhet të ndihen mirë që kanë kryeministër Edi Ramën, pasi pa atë nuk do të kishte as ndërtim shtëpisë, shkollash dhe lagjesh. Ajo nuk nguroi të thumbojë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha duke e quajtur "gjumash".

"Në dijeninë time janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen. Nuk i kam shifrat e banesave të përfunduara në kuadër të rindërtimit. Këtë më duhet ta verifikoj. Ka kaluar vetëm një vit që nga ngjarja. Edhe vende të fuqishme që kanë pësuar dëme të tilla, nuk kanë dhënë shtëpi falas, por vetëm kredi të buta.

"Falë zoti që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet se të ishte ai gjumashi që keni ju për kryetar partie dhe ajo e maskës, ata jo projekte e buxhete që nuk do të kishte, por do të mbeteshin si ata të Shkodrës që nuk ju dhanë as dëmshpërblimet,"përfundoi Spiropali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja sjell rastin e familjes që jeton në kontenier, zv.ministri Shkreli përplaset me aktivistin: Ka njerëz që jetojnë më keq se këta...
Përfshihet nga zjarri banesa në Tiranë, policia: Dyshohet se pronari ia vë vetë flakën... »
Article Logic
Execution time: 0.010293960571289
array(1) { ["section"]=> string(98) "nje-vit-nga-termeti-famekeq-spiropali-fale-zotit-qe-ishte-rama-kryeminister-se-me-gjumashin-229260" }