Një vit nga vdekja e Avicii-t, familja themelon fondacion në emrin e tij

Publikuar tek: bota, më 09:24 28-03-2019 Një vit nga vdekja e Avicii-t, familja themelon fondacion në emrin e tij

U bë gati një vit nga vdekja e Dj të famshëm Avicii dhe familjarët e tij kanë lajmëruar për themelimin e një fondacioni që do të mbajë emrin e Dj.

Bëhet me dije se fondacioni do të fokusohet në grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes për sëmundjet mendore dhe parandalimin e vetëvrasjes.

“Themelimi i këtij fondacioni me emrin e tij është mënyra jonë për ta respektuar personalitetin dhe veprën e tij, dhe të vazhdojmë të veprojmë në frymën e tij”, thuhet në njoftimin e familjes së Aviciit.

Producenti suedez u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Oman në prill të vitit 2018.Tim Bergling (emri i vërtetë i Aviciit) një kohë të gjatë ka pasur probleme me vartësinë nga alkooli dhe droga dhe ka luftuar me depresionin dhe mendohet se ka vrarë veten.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026161193847656
array(1) { ["section"]=> string(78) "nje-vit-nga-vdekja-e-avicii-t-familja-themelon-fondacion-ne-emrin-e-tij-158203" }