Një vit pas tërmetit, Rama e Ahmetaj shkojnë në Thumanë: Do ndërtohen banesa, shkolla, ambulanca dhe kopështi (Video)

Publikuar tek: politike, më 12:28 27-11-2020 Një vit pas tërmetit, Rama e Ahmetaj shkojnë në Thumanë: Do ndërtohen banesa, shkolla, ambulanca dhe kopështi (Video) Edi Rama dhe Arben Ahmetaj në Thumanë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë vizituar sot qytezën e Thumanës, një prej zonave të goditura më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në Thumanë do të ndërtohen nga e para një sërë godinash si banesa, shkolla, parqe dhe ambulancë. Ministri Ahmetaj tha se investimi në këtë zonë është i përbashkët, mes shtetit që ndërton infrastukturën e duhur dhe fondacionit Firdeus. Edhe fondacioni i Behgjet Pacollit ka kontribuuar në rindërtimin e kësaj zone.

“Mbreslënëse puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës për banesat individuale, infrastrukturën rrugore, pallatet, shkollën, kopshtin, ambulancën, njësitë e shërbimeve publike si edhe qendrën e re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet”, shkruan ministri Ahmetaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD nxjerr VIDEON: Ministrja Olta Xhaçka me helikopter ushtarak nga Tirana në Dibër, për takimin e Partisë
»
Article Logic
Execution time: 0.011084079742432
array(1) { ["section"]=> string(118) "nje-vit-pas-termetit-rama-e-ahmetaj-shkojne-ne-thumane-do-ndertohen-banesa-shkolla-ambulanca-dhe-kopeshti-video-229310" }