Një vizitë në Tropojën e mrekullive mund t’ju ndryshojë jetën

Publikuar tek: foto-e-dites, më 13:53 12-07-2017 Një vizitë në Tropojën e mrekullive mund t’ju ndryshojë jetën

Në Tropojë apo Bajram Curri, thirreni si të doni, por përsëri ato që ky qytet dhe kjo krahinë ka për t'ju ofruar janë të njejtat. Bajram Curri është qyteti në skajin më verior të Shqipërisë dhe kufizohet më trojet shqiptare të përfshira në shtetin e Kosovës. Qyteti e ka marrë emrin nga heroi kombëtar Bajram Curi, një luftëtar i shekullit të 20-të, që luftoi për pavarsinë.

Në Tropojë nuk ka det, por kjo nuk do të thotë që mos të marrësh me vete rrobat e banjos për të bërë not. Për të shkuar në këtë qytet duhet të kalosh fillimisht liqenet artificiale të Drinit, krijuar nga diga e hidrocentralit më të madh në vend dhe nëse je i apasionuar pas ujit, mund ta tentosh një zhytje në ujrat e ftohta të Drinit. Tropoja është në zemër të Bjeshkëve shqiptare dhe sëbashku me Valbonën krijojnë një ansambël që të josh e të thërret për ta vizituar. Nëse mendon se në Tropojë shkohet vetëm për malet dhe ajrin e pastër, gabohesh, pasi ky qytet dhe kjo krahinë në tërësi është një vatër shumë  e pasur e etnografisë dhe kulinarisë tipike shqiptare.

Për t’ua bërë disi më të lehtë një vizitë në Tropojë, redaksia e newsbomb.al, ju propozon disa pika dhe aspekte të veçanta të kësaj zone që do t’ju “detyrojnë” ta vizitoni sa më shpejt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri teknik Demiraj si “Rambo”, merr helikopterin i vetëm dhe niset të inspektojë kanabisin
Dionisi, 5 vjeçari nga Tirana i pari shqiptar që pranohet në Organizatën Botërore të Gjenive, çfarë di të bëjë është e “frikshme” »
Article Logic
Execution time: 0.016373872756958
array(1) { ["section"]=> string(67) "nje-vizite-ne-tropojen-e-mrekullive-mund-t-ju-ndryshoje-jeten-85906" }