‘Një zuzar ministër’, Pjerin Ndreu tregon kohën e vështirë para lindjes së djalit: Dhashë dorëheqjen

Publikuar tek: barometri, më 08:05 09-09-2018 ‘Një zuzar ministër’, Pjerin Ndreu tregon kohën e vështirë para lindjes së djalit: Dhashë dorëheqjen

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka publikuar një foto me djalin e tij  të cilën e shoqëron edhe me një tregim të shkurtër për jetën e tij para lindjes së djalit.

 

 Pjerin Ndreu thotë se ai ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit një muaj para lindjes së djalit të tij, Kristian. Sipas deputetit të PS, djali i tij ka ardhur në jetë në një kohë të vështirë për familjen e tij.

'Një zuzar ministër, mendoi se gjeti personin për t’a bërë kurban dhe për t’i dhënë medalje vetes', shkruan Ndreu.

Kujtojmë se Pjerin Ndreu ka qenë Drejtor Policie në Tiranë në vitin 2003-2004. Edhe pse Ndreu nuk përmend emrin e ministrit ‘zuzar’ në postimin e tij, sipas një kërkimi postin e ministrit të Brendshëm në atë periudhë  e ka mbajtur Igli Toska.

“Me Kristin që s’më ndahet…! Fëmijët duhen të gjithë njësoj ,por me Kristin kam kaluar më shumë kohë. Kristi lindi një muaj pasi dhashë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Ka qenë kohë e vështirë për familjen tonë. Një zuzar ministër, mendoi se gjeti personin për t’a bërë kurban dhe për t’i dhënë medalje vetes. Me frymëzimin dhe gëzimin qe më dha Kristi i porsalindur dhe në bindjen time për pastërtine e padiskutueshme, e kam thyer me sukses ç’do agresion të pashembullt që ndërmorën. Ne jemi krenar për njëri-tjetrin, familjen që kemi dhe atë që përfaqësojmë në këtë shoqëri ! Ne s’jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka..!”- ka shkruar Pjerin Ndreu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021090030670166
array(1) { ["section"]=> string(103) "nje-zuzar-minister-pjerin-ndreu-tregon-kohen-e-veshtire-para-lindjes-se-djalit-dhashe-doreheqjen-133684" }