Njerëzit në Afrikën e Jugut zgjohen më herët, "Ja sa flemë për çdo ditë të javës"

Publikuar tek: bota, më 12:29 17-04-2015 Njerëzit në Afrikën e Jugut zgjohen më herët,

Nëpërmjet aplikacionit “Sleep Cycle” është mundur të regjistrohet ora në të cilën zgjohen në mëngjes shumica e njerëzve nëpër botë. Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që ngrihen më herët janë Afrikanët e jugut për ditë të hënë në orën 06:09.

Ndërsa njerëzit që bëjnë gjumin më cilësorë në të gjithë botën janë të Sllovakisë, më pas Kina, Hungaria dhe Republika Çeke. E marta është dita “ters” duke filluar nga amerikanët të cilët zgjohen në orën 07:00 dhe janë në humor të keq gjatë gjithë javës. Vende të tjera të cilat zgjohen të martën “ters” me humor të keq janë Singapori, Spanja, Zvicra, Afrika e jugut dhe Brazili.

Ndërsa e mërkura është nata kur gjumi bëhet më cilësor në 58% të vendeve. E premtja sipas studimit është dita e lumtur, pasi shumica e vendeve zgjohen të lumtur.  E shtuna është ditae javës që njerëzit e përfshirë në studim flenë më shumë. Çudërisht të dielat i presin të gjithë me padurim për të pushuar, por 2/3 e vendeve prefeojnë që të mos pushojnë në shtrat, ndaj e diela është koha kur flihet më pak gjumë. 

Aplikacioni “Sleep Cycle” gjurmon përdoruesit në gjumë dhe fazat nëpër të cilat kalojnë gjatë gjumit tëe tyre. Sot ka mbi dy milionë përdorues aktivë të këtij aplikacioni tek njerëz të moshës nga 18 deri në 55 vjeç në 47 shtete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089778900146484
array(1) { ["section"]=> string(83) "njerezit-ne-afriken-e-jugut-zgjohen-me-heret-ja-sa-fleme-per-cdo-dite-te-javes-9005" }