Njerëzit po shkaktojnë zhvendosjen e Polit të Veriut

Publikuar tek: bota, më 17:50 12-04-2016 Njerëzit po shkaktojnë zhvendosjen e Polit të Veriut

Poli i Veriut është duke lëvizur dhe shkencëtarët tashmë besojnë se e dinë arsyen pse po ndodh një gjë e tillë.

Lëvizja e Polit të Tokës nuk është një gjë e pazakontë për vetë faktin se globi nuk është një sferë perfekte dhe tenton të lëkundet pak në boshtin e saj.

Por sipas një sdudimi të ri, kjo lëkundje po kthehet në një zhvendosje të madhe dhe shkencëtarët besojnë se shkak është aktiviteti njerëzor. Poli i Veriut ishte duke u zhvendosur drejt Kanadasë por që prej vitit 2000 ndryshoi drejtim duke u zhvendosur drejt Lindjes me një shpejtësi dy herë më të lartë se normalja.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet e shpërndarjes së masës në sipërfaqen e planetit janë përgjegjëse për ndryshim e shpejtë. Është për shkak të ngrohjes globale që njerëzit po shkaktojnë duke zhvendosur balancën e ujit dhe të akullit në Tokë.

earth_polar_drift.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019400119781494
array(1) { ["section"]=> string(58) "njerezit-po-shkaktojne-zhvendosjen-e-polit-te-veriut-37510" }