“Njerëzit të mos trajtohen si bagëti”, ish-ministri i Shëndetësisë kritika qeverisë: Po abuzohet me pushtetin

Publikuar tek: politike, më 19:54 25-05-2020 “Njerëzit të mos trajtohen si bagëti”, ish-ministri i Shëndetësisë kritika qeverisë: Po abuzohet me pushtetin Leonard Solis

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, tha në “Ilva Now” se Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminë e COVID-19 në aspektin shëndetësor.

“Kemi një anë shëndetësore dhe një ekonomike. E përballuam me kosto të lartë, por fatmirësisht nga ana shëndetësore ishte njëri nga skenarët më të mirë të mundshëm. Në të gjitha vendet e Evropës Lindore u dhanë lajme të mira. Është një pamje shumë e mirë nga ana shëndetësore. Sa i përket ekonomisë është dramatike, sepse ndodhi pas dy tërmeteve dhe kjo e rrënoi gjendjen ekonomike tonën. Ky ishte një dëm i shtrirë në mënyrë kapilare”, tha ai në Euronews Albania.

Mjeku i njohur u tregua kritik për qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se tek masat e aplikuara nga qeveria për frenimin e pandemisë ka pasur shumë abuzime.

“Sa i përket masave, në fillim masat ishin ato që duheshin dhe ishin obligative. Ishin të detyrueshme, sepse frika ishte shumë e madhe. Më duket se qeveria dhe kryeministri po e ekzagjeron. Secili është i interesuar për të ardhmen e vet. Nuk kemi të bëjmë me bagëti, por kemi të bëjmë me njerëz. Jo më pjesa policore, por secili të marrë masat e duhura. Ky është një abuzim me pushtetin. Që do bëhen hapa të kujdesshëm duhet të bëhen hapa. Populli duhet të dëgjohet dhe jo të trajtohet si bagëti. Janë dhënë urdhra shumë absurde, sepse shpeshherë kanë qenë kontradiktore. Populli është ndërgjegjësuar, hapat duhet të jenë të kujdesshëm, dhe iu duhet lënë më shumë fjala profesionistëve”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009835958480835
array(1) { ["section"]=> string(112) "njerezit-te-mos-trajtohen-si-bageti-ish-ministri-i-shendetesise-kritika-qeverise-po-abuzohet-me-pushtetin-207779" }