Njerëzit u formuan jashtë galaktikës tonë, befasojnë shkencëtarët me provat që gjejnë

Publikuar tek: bota, më 14:25 27-07-2017 Njerëzit u formuan jashtë galaktikës tonë, befasojnë shkencëtarët me provat që gjejnë

Pothuajse gjysma e atomeve të trupit tonë mund të jenë formuar përtej Rrugës së Qumështit dhe kanë udhëtuar në sistemin diellor në "erërat intergalaktike të nxitura nga yjet gjigantë shpërthyes", kështu shprehen astronomët.

Tingëllon mjaft mirë, apo jo?

Përfundimi ka ardhur nga simulimet kompjuterike që zbulojnë se si galaktikat rriten nëpër përjetësi, ata absorbojnë sasi të mëdha të materialeve që shpërthyen nga galaktikat fqinje kur yjet shpërthejnë, shkruan guardian.

Artikulli thotë se 'shpërthimet e fuqishme mund të hedhin triliona tonë të atomeve' në hapësirë.

Astronomët kanë njohur për një kohë të gjatë se elementët e farkëtuar në yje mund të udhëtojnë midis galaktikave, por ky hulumtim i fundit është i pari që zbulon se gjysma e materialit në Rrugën e Qumështit mund të rrjedhë nga galaktikat më të vogla.

"Shkenca është shumë e dobishme për të gjetur vendin tonë në univers.

Në njëfarë kuptimi ne jemi vizitorë ekstra galaktikë ose emigrantë në atë që e mendojmë si galaktika jonë.

Gjëja e habitshme është se erërat galaktike kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë materiale sesa mendonim.

Për sa i përket kërkimit në evolucionin e galaksisë, ne jemi shumë të ngazëllyer për këto rezultate. Është një mënyrë e re e rritjes së galaktikës që nuk kemi parë më parë", Daniel Anglés-Alcázar, astronom në Universitetin Northwestern.

dsfgsgsgdsgsdg.jpg

dgdsg.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje shokuese, gruaja shtyp fëmijën me motor dhe vazhdon rrugën e qetë sikur s'ka ndodhur asgjë
Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë, ja kush ia kaloi »
Article Logic
Execution time: 0.011823892593384
array(1) { ["section"]=> string(90) "njerezit-u-formuan-jashte-galaktikes-tone-befasojne-shkencetaret-me-provat-qe-gjejne-87526" }