Njëri dhunoi një grua tjetri theu masën e sigurisë, dy të arrestuar në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 29-05-2019 Njëri dhunoi një grua tjetri theu masën e sigurisë, dy të arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Policia arrestoi në flagrancë 50-vjeçarin E.M pasi u konstatua se lëvizte në qytet edhe pse ishte me masë sigurie 'Arrest shtëpie'.

Në pranga përfundoi edhe T.B., banues në fshatin Broshkë, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasen N.B., e cila ndodhet në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale " Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" në ngarkim të shtetasit E.M., dhe " Plagosje e rëndë me dashje" në ngarkim të shtetasit T.B.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011779069900513
array(1) { ["section"]=> string(84) "njeri-dhunoi-nje-grua-tjetri-theu-masen-e-sigurise-dy-te-arrestuar-ne-elbasan-166104" }