Njëri prej më të arrirëve në histori, ngrihet statujë për LEGJENDËN e futbollit

Publikuar tek: sport, më 10:24 09-10-2019 Njëri prej më të arrirëve në histori, ngrihet statujë për LEGJENDËN e futbollit Statuja e Ibrahimovic në Suedi

Një statujë e madhe është ngritur në Malmo të Suedisë kushtuar ikonës së futbollit botëror Zlatan Ibrahimoviç.

Federata Suedeze e Futbollit dhe qyteti i Malmos i besuan skulptorit Peter Linde ngritjen e shtatores me bronx, e cila peshon 500 kg si dhe me lartësi 2.67 m. Statuja është vendosur përpara stadiumit të ekipit Malmo.

Ibrahimoviç e nisi karrierën profesioniste në vitin 1999 me Malmon dhe më pas shkëlqeu në të gjitha klubet europiane: Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe në fund me LA Galaxy. Ai mban rekordin si golashënuesi më i mirë i kombëtares së Suedi (62 gola në 116 ndeshje). Ibra konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë të mijëvjeçarit të tretë dhe njëri prej më të arrirëve në historinë e futbollit.

Kujtojmë që emra të mëdhenj të futbollit, si: Cristiano Ronaldo, David Beckham dhe Mohamed Salah kanë statuja të ngritura në vende të ndryshme të botës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0278480052948
array(1) { ["section"]=> string(85) "njeri-prej-me-te-arrireve-ne-histori-ngrihet-statuje-per-legjenden-e-futbollit-181349" }