‘Njeriu i Ramës’ i jep këshilla të stilit ‘Konica’ Alketa Vejsiut: Kam frikë se mos të ikën edhe pini, edhe puku

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:32 07-02-2020 ‘Njeriu i Ramës’ i jep këshilla të stilit ‘Konica’ Alketa Vejsiut: Kam frikë se mos të ikën edhe pini, edhe puku Alfred Peza-Alketa Vejsiu

"Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun.

Kështu e titullon komentin e tij, gazetari Alfred Peza i cili mban njëherazi pozicionin e sekretarit të marrëdhënieve me Mediat në PS.

Me një still ‘alla’ Faik Konica, Peza del në krah të Alketës duke e shfajësuar për gjithë rrëmujën e madhe të komenteve në rrjet.

“Në dalsh në Sanremo, do të të thonë se ti nuk e ndrite Festivalin e RTSH, ndaj edhe sduhej të ishe në RAI.
Në veshe fustan ngjyrë rozë, do të thonë pse nuk e veshe blu.
Në u veshe me të kuqe, do të thonë pse nuk e veshe mavi.
Në u veshe me "Dolce& Gabbana" do të thonë pse nuk e qepe te rrobaqepsja e lagjes sime.
Në fole shpejt në skenë, do të thonë se deri mbrëmë ne e dinim që vetëm italianët flisnin ashtu.
Në fole vetëm italisht, do të thonë se pse nuk e the një fjalë edhe shqip.
Në fole shqip e na përshëndete të gjithëve, mua më mbeti shumë hatri se e doja veç.
Në pushtove të gjitha mediat italiane, ca shqiptare nuk e dhanë se kishin gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë.
Në the se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, do të thonë se ne kemi Elseid Hysajn.
Në ishe në skenë përkrah Georgina Rodrigues, do të thonë pse nuk more me vete edhe një nga ato vajzat tona që bëjnë sellfie me çunat kuqezi.
Në fole fjalë të mëdha për Roberto Benigni-n, një fjalë mund ta thoje dreqi e mori edhe për Robert Ndrenikën.
Në do këndosh në skenën e Sanremos, do të thonë se ti vetëm duhet të flisje.
Në vetëm do flisje, të duhej patjetër që të këndoje se ai është festival dhe jo një vend ku grihet sallatë.
Në dole një herë të vetme në skenë, ky do të ishte vërtetë kulmi i karrierës tënde.
Në dole shpeshherë, do të të thonë se Italinë e paska marë lumi më keq se Shqipërinë, që nuk paskan patur të tjerë që të flisnin në vendin tënd.
Aq për sot, se kam frikë mos të ikën edhe pini edhe puku”, shkruan Peza.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010067939758301
array(1) { ["section"]=> string(113) "njeriu-i-rames-i-jep-keshilla-te-stilit-konica-alketa-vejsiut-kam-frike-se-mos-te-iken-edhe-pini-edhe-puku-194413" }