‘Njeriu që i kthen fjalët në vepra’, fushatës së Veliajt i bashkohet edhe Rovena Dilo: Politika ka nevojë për Erionin që nuk ngopet duke punuar

Publikuar tek: politike, më 17:13 26-10-2020 ‘Njeriu që i kthen fjalët në vepra’, fushatës së Veliajt i bashkohet edhe Rovena Dilo: Politika ka nevojë për Erionin që nuk ngopet duke punuar Erion Veliaj dhe Rovena Dilo

Ndryshe nga çdo zgjedhje e kaluar, artistë dhe personalitete të shumta kanë vendosur që të rreshtohen krah një force politike. Së fundmi edhe këngëtarja e njohur Rovena Dilo është shfaqur në krah të Erion Veliaj në asamblenë socialiste të PS për Zall-Herrin.

Teksa e konsideroi Erionin një mik të mirë, Rovena Dilo u shpreh se ai është njeriu që fjalët i kthen në vepra. “Për mua Erion Veliaj, është ai njeri që të zgjat dorën, të jep shpatullën të mbështetesh dhe gjithmonë është aty, jo vetëm me fjalën e mirë, por këtë fjalë ai e bën vepër. Unë këtë gjë e kam jetuar dhe kam thënë që do ta mbështes Erionin, pavarësisht ku shkon dhe kujt i përket, do ta mbështes edhe në Veri edhe në Jug, edhe me këtë parti apo me atë parti.

Unë mendoj që partia ime si artiste e këngës është, Shqipëria. Por unë mendoj që edhe Erion Veliaj të parën ka këtë parti, pra Shqipëria. Ndaj ai si kryetari i Bashkisë, në këtë detyrë kaq të vështirë dhe me kaq përgjegjësi ka dhënë maksimumin duke filluar nga njeriu më i thjeshtë, te njeriu më i lartë, nga artisti më i vogël, te artisti më i madh, nga personaliteti më i thjeshtë, tek ai më i ndërlikuari,  sepse Erioni i ka dhënë dorën njeriut që do të punojë”, deklaroi Dilo.

Diva e muzikës së lehtë shqiptare vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për atë që ai ka bërë për artin, ndërsa theksoi se politika shqiptare ka nevojë për elementë si Erioni të cilët nuk pushojnë së punuari.

“E falënderoj shumë, por jo vetëm në emrin tim, por në emrin e një mori artistësh. Ky njeri nuk është i zakonshëm në politike, më besoni dhe unë i uroj një rrugë të gjatë në politikë Erionit, sepse politika shqiptare ka nevojë për elementë si Erioni, për njerëz që bëjnë, dhe vetëm nuk ngopen duke bërë e duke punuar. Njerëzit që duan të punojnë e kanë një mik, ky quhet Erion Veliaj dhe nëse doni të punoni e ta bëni këtë vend më të mirë, Erioni është këtu”, theksoi Dilo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndarja e detit në Hagë, flet ish-presidenti Topi: Vendimi personal i Ramës. Jo vetëm shkelje kushtetuese, tregon dhe paaftësinë e qeverisë në negociata
PPE i bën thirrje Ramës: Respekto OPINIONIN e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor »
Article Logic
Execution time: 0.013350963592529
array(1) { ["section"]=> string(151) "njeriu-qe-i-kthen-fjalet-ne-vepra-fushaes-se-erion-veliajt-i-bashkohet-edhe-rovena-dilo-politika-ka-nevoje-per-erionin-qe-nuk-ngopet-duke-punuar-225238" }