Njësi speciale kundër 'të Fortëve', Lleshaj: Drejtësia nuk do të harrojë askënd që i është shmangur (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:41 11-09-2019 Njësi speciale kundër 'të Fortëve', Lleshaj: Drejtësia nuk do të harrojë askënd që i është shmangur (VIDEO)

Një njësi e re Speciale e Kërkimit në Policinë e Shtetit është duke zhvilluar fazën stërvitore përpara daljes në terren.

Ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili dha detaje rreth kësaj njësie. Lleshaj theksoi se Njësia Speciale e Kërkimit, për personat e shpallur në kërkim e cila njihet ndryshe si njësia speciale kundër “të Fortëve” do të jetë një element i rëndësishëm edhe në rrjetin Europian.

'Drejtësia nuk do të harrojë askënd që i është shmangur. Kjo njësi do të jetë një element i rëndësishëm i rrjetit europian. Në këtë kuadër përgjegjësia juaj del përtej kufijve. Do të jeni të angazhuar edhe për persona që i janë shmangur drejtësisë në vendet e tjera', tha Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071940422058105
array(1) { ["section"]=> string(108) "njesi-speciale-kunder-te-forteve-lleshaj-drejtesia-nuk-do-te-harroje-askend-qe-i-eshte-shmangur-video-178069" }