Kreu i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo kërkon që të përfshij të rinjtë e qytetit të Korçës, në transformimin e qytetit të tyre.
Sot në teatrin A. Z. Çajupi, Filo ka bashkëbiseduar me të rinjtë e Korçës për për të shkëmbyer ide dhe këndvështrime për qytetin. Gjatë këtij bashkëbisedimi u prezantua edhe Njësia Kreative, njësi e cila do të sjellë gjithmonë ide të reja për Korçën.
Shpresojm që kjo nismë të mos bëhet vetëm në kuadrin e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, por të jetë një vazhdimësi për të përfshirë sa më shumë të rinjtë në përmirësimin e qytetit të tyre.